Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka ka qëndruar në shtabin qendror të koalicionit VLEN në Shkup

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka qëndruar në shtabin qendror të koalicionit VLEN, në Shkup

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski sot ka qëndruar në shtabin qendror të koalicionit VLEN në Shkup, ku ta takuar ish-kandidatin për president të këtij koalicioni, Arben Taravarin. Pas publikimit të fotografisë nga shtrëngimi i duarve, në mungesë të informatave, lindën shumë pyetje, se për çfarë faktikisht është biseduar në këtë takim, për mbështetje të kandidatës së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovskës në rreth të dytë apo për marrëveshje të mundshme për formimin e qeverisë. Takimi si duket ka kaluar pa i njoftuar mbështetësit e koalicionit VLEN nga Kosova. Këtë e dëshmon deklarata e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili gjatë një prononcimi tha se nuk ka qenë në dijeni për këtë takim dhe se nuk do t’u kishte preferuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që ta votojnë kandidaten e VMRO-DPMNE-së për presidente, pasi që e njëjta ka koncept antishqiptar tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …