Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka bërë të ditur se së bashku me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, planifikojnë të presin në Uashington, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në njoftimin e publikuar O’Brien bëri të ditur se takimi synon të koordinojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar dhe unë planifikojmë të mirëpresim Miroslav Lajçak më vonë këtë javë për të koordinuar mbështetjen SHBA-BE për Ballkanin Perëndimor, tha O’Brien.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …