Gani Jakupi, kaskaderi i ministres Shvarc, një person i angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. i cili paguhet nën 7,500 euro në muaj, nga buxheti i Kosovës, paguhet edhe për shpërndarjen e lajmeve të rremë sikur ishte rasti në lidhje me gjoja shkarkimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Pasi e kishte shpërndarë këtë lajm të rrem, ai u bë pjesë e “ushtrisë së maskave” për të “sulmuar” Gabriel Escobarin. Por duke qenë një “fiqfiriq” i Albin Kurtit nuk u mjaftua vetëm me shpërndarjen e këtij pretendimi, ai gjithashtu i është gëzuar këtij lajmi të rremë duke shkruar: “Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, duke ju referuar gjoja shkarkimit të Gabriel Escobar. Ky farë mashtruesi e rrenacaku perderecak e rrugaç, Gani Jakupi e ka fshirë postimin e tij, por ky veprim është shënuar nga mediat. Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar duke e quajtur lajmin e rremë dhe akuzat për shkarkim të Escobarit si të pabazuara dhe të rreme. Kjo ngjarje shënon një rast të ri të fushatës së lajmeve të rreme dhe përhapjes së tyre në rrjetet sociale.