Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në përvjetorin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Çabratit në  përvjetorin e saj. Haradinaj ka thënë se në luftën çlirimtare Gjakova ka dhënë shumë djem dhe vajza. “Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza,  i fali shumë lirisë së atdheut. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores. Gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare; e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë. Sot në kujtim të betejës së Çabratit, me kryetarin Ardian Gjini, kolegë e familjarë, nderuam heroizmin e Brigadës 137 ‘Gjakova’ dhe trimat që ranë. Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri”, ka thënë mes tjerash, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …