leoni

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të mos dëgjohet sërish dëshmitari i mbrojtur  me kodin 02486, dëshmia e të cilit ishte planifikuar që të dëgjohej përmes video-lidhjes gjatë të premtes më 10 maj 2024. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmitë e këtij dëshmitari të dhëna më herët i plotësojnë kushtet që të pranohen si prova pa qenë nevoja që ai të dëshmojë sërish,  fizikisht. Më tej thuhet se trupi gjykues është i bindur që dëshmia e tij është relevante për krimet e paraqitura në aktakuzë, dhe ato përmbushin kriteret e rregullit 153 dhe mund të pranohen pa qenë nevoja që dëshmitari të jap dëshmi i pranishëm fizikisht dhe kjo nuk krijon asnjë dëm mbrojtjes. Kjo do të thotë që video-lidhja që ishte planifikuar për të premten anulohet”, tha kryetari i trupit gjykues. Nga seanca e djeshme po vazhdon dëgjimi i dëshmitarit të 62-të i cili në pyetje është duke u marrë nga trupi gjykues. Gjatë pyetjeve që avokati  Thaçit, Luka Mishetiq, bëri në seancë publike, dëshmitari pohoi se në kohën kur ka qenë i ndaluar, për më shumë se një vit edhe vetë ishte ushtar i UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …