Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se në mbledhjen e rregullt të kryesisë së saj, ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Muharrem Nitaj është zgjedhur me votë unanime si Shef i Shtabit. Në një komunikatë për media, AAK bën të ditur se kryesia ka diskutuar planin e aktiviteteve të partisë në terren, duke përfshirë orientimet kryesore programore për fazën vijuese. Gjithashtu, një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike dhe të sigurisë, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …