Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka theksuar rolin vendimtar të shteteve anëtare të NATO-s, në trajtimin e krizave në Ballkan dhe ka shprehur shqetësimin e tij për vazhdimin e rrezikut nga Serbia dhe ndërhyrjen ruse në rajon. Duke folur në konferencën Defense 24 në Poloni, Maqedonci ka lavdëruar suksesin e misionit të NATO-s në Kosovë për ndërprerjen e gjenocidit dhe çlirimin e vendit, duke e cilësuar Prishtinën si një histori suksesi të këtij misioni. Rreziku në Ballkan vazhdon të ekzistojë, duke e lidhur atë me zgjatimin e ndërhyrjes ruse në Ukrainë dhe qasjen agresive të Serbisë ndaj Kosovës. Sulmi i vitit të kaluar në Banjskë tregon se Serbisë vazhdon ta mbajë një qasje agresive ndaj Kosovës. Ministri, gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e pranisë ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën dhe investimet e vazhdueshme të Serbisë në armatime sulmuese. Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e pranisë së trupave të NATO-s në Kosovë si një masë parandaluese ndaj rrezikut nga Serbia dhe ndërhyrjes ruse në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …