Kandidati për kryetar nga radhët e Frontit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar se sot nuk zgjidhët vetëm përfaqësuesi i popullit, por formësohet edhe e ardhmja e këtij shteti drejt integrimit evropian. Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit, inkurajoj qytetarët që të dalin të shprehin të drejtën e tyre të votës. Ai ka theksuar se sonte mund të thuhet se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian dhe drejt bashkëjetesës ndëretnike në një shtet multietnik. I pyetur nga gazetaret, nëse ka ndikuar të mos qenit fitues i asnjërit prej palëve shqiptare në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në prill, që shumica e shqiptareve të mos votojnë në të dy palë zgjedhjet me arsyetimin se nuk ka kandidat shqiptar, Bujar Osmani ka thënë se është e drejtë e tyre të përcaktojnë se çfarë duan. Në radhën e dytë të zgjedhjeve presidenciale u votua për dy kandidatë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare për 17 lista të deputetëve.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …