Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar. Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës. Vetëvendosje është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës. Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse Vetëvendosja nuk ka besuar as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë për ta realizuar qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …