leoni

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Zënia e Grykës së Llapushnikut nga UÇK-ja, kishte karakter strategjik në shumë drejtime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke kujtuar Betejën  e Llapushnikut, është shprehur se ajo betejë   ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, pasi kishte karakter strategjik në shumë drejtime. Kjo betejë, më 9 maj të vitit 1998, shpërtheu izolimin e Drenicës, duke u ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë. Po ashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin. Madje, Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik. Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët e tjerë të grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Kujtojmë po ashtu, me plot krenari edhe Fehmiun, Xheven, Gani Elshanin etj. Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së. Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut dhe zonës përreth, ka shkuar, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …