Në përvjetorin e rënies për atdhe.
Gjeneral Ilir Konushevcit
Si dallgët e detit
Si oshtima e tërmetit
Si dikur Oso Kuka
Pështjellë nëntë këmisha
Lindur për luftëra.
Merr me vete një copë diell
N’vijë të luftës për me sjellë
Hyn në bjeshkë të malësisë
Gjak i kuq në vena të ushtrisë
Nëse pritat me ndalin vrapin
Ju mos ndalin asnjëhere hapin
Kapni rrezet që po ju sjell dielli
Vazhdoni
Aty ku e lan
Ademi e Zahiri
Lavdi gjeneral: Ilir Konushevci!
F.S. Begu Tiranë