Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i cili tha se shpreson që Kosova “të jetë një ditë anëtare e Bashkimit Evropian” dhe se për këtë gjë Gjermania është “duke bërë gjithçka”, ka potencuar se testi për këtë gjë do të mbahet javën e ardhshme duke aluduar për votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas tij Gjermania, Franca dhe Italia po planifikojnë të vënë veton Kosovës në Këshillin e Evropës. “Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia, po planifikojnë të vënë veton ndaj rekomandimit të 82 për qind të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropian, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë”, ka shkruar Knaus. Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim – kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …