Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur urimet e tij për VMRO-DPMNE-në, për fitore në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë zyrtare, ai ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të përmirësuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për të përforcuar bashkëpunimin rajonal. Ai tha se Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Fitoren e VMRO-DPMNE-s në Maqedoni të Veriut e cilësoi si një shprehje e qartë e preferencave të zgjedhësve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …