Pal Lekaj kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos e përkrahin e ratifikojnë këtë formë të demarkacionit me Malin e Zi. Në shkresën e tij, ai u bën thirrje deputetëve interesi kombëtar nuk do të duhej të negociohet. Kolegë deputetë, gjykoni drejt, për hir të interesave Kombëtare, lërini anash interesat e politikës ditore. Mos tentoni të mbani pushtetin duke ju përshtatur të tjerëve, por bëjeni këtë duke qenë në anën e popullit dhe territorit të vendit, për çka edhe jeni betuar. Nëse mendoni se duke e ratifikuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, do të qëndroni gjatë në pushtet, ndoshta në kuptimin politik edhe keni të drejtë, por natyra i ka rregullat e saj, e kur s’do të jeni më as në kolltukët e pushtetit e as në këtë jetë…gjeneratat do t’u gjykojnë për tradhtarë, me të drejtë, thuhet në kërkesën publike te deputetit Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …