Gjimnazi “Hamdi Berisha” dhe SHFMU “Ramadan Morina” shënuan ditët e shkollave

Sot, gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë dhe SHFMU “Ramadan Morina” në Damanek, i kanë shënuar ditët e shkollave të tyre. Në këto aktivitete kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi dhe shefi i kësaj drejtorie, Sabit Berisha, të cilët i kanë uruar, nxënësit dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave. Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE), Arbëreshë Krasniqi, i ka uruar shkollat, ndërsa ka folur edhe për dëshmorët, emrat e të cilëve i mbajnë me krenari këto shkolla, prof. Hamdi Berisha, ka qenë mësimdhënës në këtë gjimnaz, ndërsa edhe Ramadan Morina, ka qenë mësues në shkollën në Damanek. “Falë gjakut të dëshmorëve dhe luftës së UÇK-së, ne sot festojmë, ne shënojmë këto ditë të rëndësishme, ne punojmë dhe zhvillohemi, sepse jemi të lirë. Andaj ne sot përulemi para veprës së dëshmorëve të kombit”, tha drejtoresha Krasniqi’. Ndërsa duke folur për arsimin në Komunën e Malishevës, ajo tha se “me gjithë buxhetin e limituar, arsimi është prioritet mbi prioritete, prandaj, me përkrahjen e pakursyer të kryetarit Kastrati, ne po vazhdojmë në investojmë shumë në arsim. Investimet në arsim, si arsimimi i hershëm, asistenca, efiqienca, pajisjet teknologjike dhe cilësia e mësimdhënies janë thelbësore për të siguruar një arsim të mirë për të gjithë nxënësit”, tha drejtoresha Krasniqi, e cila i ka uruar të dy shkollat. Për të arriturat në gjimnazin “Hamdi Berisha”, ka folur drejtori i këtij, gjimnazi, Izet Hoti, ndërsa për të arriturat në SHFMU “Ramadan Morina”, ka folur drejtori, Zeqir Kastrati. Gjithashtu janë dhënë shfaqje kulturore dhe artistike, si dhe ekspozita.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe persona duke vallëzuar

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …