leoni

Ilir Meta po merr pjesë në parlamentin Malazez

Ilir Meta po merr pjesë në parlamentin Malazez

Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilave shpeshherë të tjerët u referohen si një model i fqinjësisë së mirë dhe i mbarëvajtjes së marrëdhënieve në rajonin tonë të Ballkanit. Shqipëria dhe Mali i Zi, tha ai, ndjehen edhe më afër njëri-tjetrit, jo vetëm nga gjeografia që na bashkon, por edhe falë pakicës shqiptare këtu, e cila na lidh edhe më fort, si një urë solide miqësie e bashkëpunimi. . Ai veçanërisht përshëndeti dedikimin e mikut të vjetër, Milo Gjukanovic, të cilin e konsideroi “shtyllën kurrizore të orientimit të qartë euro-atlantik”. Përkundër këtij falënderimi Meta nga një  pjesë e deputetëve opozitarë të Parlamentit të Malit të Zi e pritën me parulla antikosovare si: “Populli i Malit të Zi nuk të pranon , zemër e Serbisë është Kosova ” mbishkrimin e  shkruar me alfabetin cirilik në sallën e Kuvendit të Malit të Zi e sollën deputetët e Nova Srpska dhe DNP, ndërsa foli shqip Millan Knezheviq i cili i tha Metës: “Zotëri Meta, Kosova është zemër e Serbisë, këtë mos e harroni asnjëherë”, tha ai në konferencën për gazetar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …