leoni

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, konsideron se Qeveria Kurti ka humbur tashmë hapin drejt anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, konsideron se Qeveria Kurti ka humbur tashmë hapin drejt anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës. Ai për këtë fajëson vetë qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti për shkak të zotimit para faktorit evropian se do ta bëjë asociacionin. Se Qeveria ka bërë veprime jo të mira dhe në dëm të shtetit të Kosovës e thotë edhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Sipas tij, kushtet e vendosura nga miqtë e Kosovës, janë fatkeqësia më e madhe për vendin, teksa draft-statutin evropian për asociacionin e quan të rrezikshëm për shtetin e Kosovës. Dritëro Arifi thotë se Qeveria e Kosovës ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund të jetë pjesë e Këshillit të Evropës pa formimin e asociacionit. “Ky është kusht i vështirë, por kam frikë që mund të ndodhë historia e njëjtë me demarkacionin, se sa kohë kemi humbur”, tha Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …