leoni

AKS

Pozita e opozita të ndara sa i përket Asociacionit si kusht për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pozita e opozita shprehen të ndara sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga disa vende evropiane duke lënë Kosovën jashtë agjendës zyrtare të 16 e 17 majit kur pritje votimi për hyrjen e saj në organizatën e rëndësishme evropiane. Agjenda e Këshillit të Ministrave 16 e 17 maj nuk përfshin Kosovën sikurse ishte paralajmëruar, por ambasadori gjerman Jorn Rohde ka thënë se kjo mund të ndryshojë teksa ka pasur edhe një porosi për Kosovën, duke aluduar në formimin e asociacionit si kusht për të marrë dy të tretat e votave të nevojshme. Nga pozita thonë se kriteri për asociacionin është vendosur pasi është miratuar raporti i Dora Bakoyannis, i cili mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për të kaluar drejt vendimit final.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …