Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga bizneset e veçanta në vend, që përmes aeroterapisë ofron terapi përmes frymëmarrjes nga zgjoi i bletës, një metodë e mjekësisë alternative që tashmë po aplikohet edhe në Kosovë për lehtësimin e problemeve të frymëmarrjes. Këtë biznes e ka vizituar kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Burim Bajrami, i cili tha që e kanë mbështetur përmes Drejtorisë së Bujqësisë, për herë të parë në Kosovë, duke investuar në ndërtimin e shtëpizës për aeroterapi ku bletari Nexhat Mustafa ka edhe rreth 200 koshere, ata e kanë përgëzuar për punën, përkushtimin e tij si dhe i ofruan gjithë mbështetjen  e tyre në zhvillimin e kësaj veprimtarie.

May be an image of 4 people and newsroom

Kontrolloni gjithashtu

Bashkëpunimi Komunë – Qytetarë prioritet i agjendës për Kontratën Sociale

U mbajt takimi i dytë në kuadër të hartimit të Agjendës së Kontratës Sociale për …