leoni

Kryetari Ramosaj priti në takim Bashkësinë Islame dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Bashkësinë Islame dhe përfaqësuesit e Këshillave Lokale, me të cilët bisedoi rreth ecurisë së procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili do të vazhdojë deri me 17 Maj 2024. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit, apo përfaqësuesin e lokalitetit tuaj, ashtu që të lehtësohet qasja e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare. Numri i telefonit të KKR-së: +38346190273. Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne! Ka thënë kryetari Ramosaj.

May be an image of 8 people and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë”

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetjen …