Në Samitin Rajonal të Liderëve, i cili do të mbahet në Kotor, Mali të Zi, më 15 dhe 16 maj do të marrin pjesë tre kryeministra shqiptarë. Nga Shqipëria, Edi Rama, nga Maqedonia, Talat Xhaferi dhe nga Kosova, Albin Kurti. Në Samit pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari serb, Aleksandër Vuçiq, komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley, si dhe ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Kjo pjesëmarrje në Samitin Rajonal të Liderëve paraqet një rast për diskutime dhe takime të rëndësishme për zhvillimet rajonale dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …