Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: KURTI DUHET TANI TA DËRGOJË NË KUSHTETUESE DRAFTIN E ASOCIACIONIT!

Albin po se bëre këtë tani nuk hyjmë në Këshillin e Europës!

Nëse nuk hyjmë tani, nuk dihet kur mund të hyjmë!

Nëse nuk e dërgojmë Draftin tani në Kushtetuese, bëhet vonë, nuk do të thotë që kurrë nuk e dërgojmë, nëse duhet, pse të vonohesh!

Kot bën rrathë si pula para gjelit nëse duhet të ndalohesh në fund!

Kushtetuesja është e jona, nuk është e Serbisë, prandaj duhet të kemi besim se Kushtetuesja e ruaj më shumë Kosovën sesa Zajednicën! Deri këtu isha shumë serioz!

Tani pak shaka, Vepro Albin, sepse do t’i lësh zemrën, s’po mund të presim deri sa të bëhet zajednica, pastaj të biesh ti nga pushteti!

Përndryshe, askush nuk po i plas trapi ç’ka po i ndodh Kosovës, çdo grup, çdo parti po kërkon interesat e veta meskine, pa u shqetësuar fare për Kosovën!

Luftë vetëm për pushtet!

Megjithatë, kjo opozitë e moderuar sillet me qyqarllëk, nuk është si ju kur luftonit për të ardhur në pushtet!

Albin, ti duhet të rrëzohesh, sepse kështu po do e do opozita, rrëzohu sepse nuk bëhet nami, edhe opozita është ratë!

Si duket, pozita dhe opozita po duan të rrëzojnë Kosovën që të fitojë Serbia!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …