Kryeministri Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune, liderët e tri partive opozitare, PDK-LDK-AAK

Kryeministri, Albin   Kurti, i ka ftuar për të hënën, në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror. Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka takuar krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative. Kuvendi i Kosovës me muaj të tërë nuk po arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi. Opozita ka bojkotuar votimin e tyre për shkak siç deklaronin të situatës politike në vend dhe mungesës së konsensusit për çështje të brendshme. Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka bërë të ditur se  PDK-ja  ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim pune për të hënën.

Ndërkaq, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha ka pranuar ftesën, por ende nuk janë përcaktuat se do të marrin pjesë ose jo. Edhe zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar se ka pranuar ftesën për takim të hënën, por ende nuk dihet a do të marrin pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …