Smajl Latifi: SONTE SHPALLËM TË HAPUR EDICIONIN E 23-të TË FESTIVALIT KOMBËTAR TË FOLKLORIT “ANADRINIA JEHON”

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e vetreanë të luftës, Këshill Organizues, dashamirës të artit e kulturës popullore, artistë e artiste, të dashur miq, po mblidhemi në këtë skenë të bukur në fshatin Dejnë, për të 23-tin vit me radhë. Festivali mbahet në datat 11,12 dhe 13 maj, në nderim të Betejës së Anadrinit të 12 majit 1998, të mobilizimit të liridashësve të kësaj treve në luftën çlirimtare dhe është pjesë e manifestimit përkujtimor e kulturor “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit. Festivali folklorik “Anadrinia jehon” tashmë ka krijuar profilin e vet dhe është futur në agjendën e festave të Komunës së Rahovecit. Pjesëmarrja e artistëve nga shumë vise të shqiptarisë dhe nga mërgata, përbën thelbin e suksesit të kësaj riviste kombëtare. Në këtë skenë kanë defiluar shumë artdashës dhe dashamirësia me të cilën janë pritur nga publiku i kësaj ane, na ka detyruar të jemi më të përkushtuar në mbarëvajtjen e këtij festivali. Besojmë dhe shpresojmë që mbështetja institucionale do të shtohet, sepse tashmë ky festival nuk është vetëm i fshatit Dejnë dhe vetëm i Komunës së Rahovecit, ky është festival kombëtar. Prandaj, dëshirojmë që edhe një herë t’i falënderojmë banorët e fshatit Dejnë dhe të fshatrave përreth për mikpritjen e këtyre artistëve, sepse edhe kjo është pjesë e kulturës tonë kombëtare. Ju urojmë paraqitje profesionale dhe suksese pjesëmarrësve të këtij edicioni, duke shprehur bindjen se shikuesit e shumtë do të kënaqen me vlerat që do të shpalosen! Lavdi dhe nderime përjetë gjithë të rënëve për liri!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, turmë dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …