Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka takuar mbikëqyrësit e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024), në Komunën e Rahovecit, me të cilët bisedoi për ecurinë e procesit, iu kërkoi atyre që të punojnë me përkushtim edhe më të madh, pasi jemi në javën e fundit të këtij procesi të rëndësishëm, si dhe u shpreh falënderues për punën dhe angazhimin e deritashëm. Të dashur qytetarë, Ju përkujtoj edhe njëherë, se regjistrimi është edhe obligim ligjor. Prandaj, mos humbisni kohë, por, pa vonesë, REGJISTROHUNI, për të mirën e komunës dhe të shtetit tonë! Për çdo pyetje rreth këtij procesi, mund t’i kontaktoni numrat e mëposhtëm: 049333454 dhe 045990625.