Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim pune

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të marr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri, Albin Kurti. Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Faton Abdullahu ka shkruar se kryetari i PDK-së,  Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takimin e së hënës, më 13 maj. “Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, është cituar të ketë deklaruar, Faton Abdullahu, zëdhënës i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …