leoni

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK’së, Esat Tahiri

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK’së, Esat Tahiri. “Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri. Esati ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar”, ka shkruar mes tjerash, nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në njoftimin mortor për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë, Esat Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …