Anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri, Anton Çuni ka vlerësuar se sërish mund të ketë sulm si ai i 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës. Ai ka theksuar më tutje se përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sulmet e tilla mund të përsëriten. “Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve” është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, anëtari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti, Anton Çuni.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …