Kryeministri Kurti ka shfaqur shpresën e tij për kthimin e pushtetit të VV në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë anëtarësimit të 300 anëtarëve të rinj në këtë parti politike si dhe shpresës së kryeministrit, Albin Kurti për kthimin e pushtetit të partisë së tij në Prizren. “Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike” njofton partia Vetëvendosje të ketë thënë në Prizren, shefi i saj, Albin Kurti. Ai është cituar të ketë thënë më tutje se “Rruga Prizren-Tetovë, hekurudha që do e lidhë Prizrenin me Gjakovën dhe Shkodrën janë dy prej projekteve në infrastrukturë që kemi filluar e që do të kontribuojnë si në lidhjen e shqiptarëve ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Prizrenit. Në Prizren kishim një shkëputje të shkurtër por po kthehemi dhe këtë e dëshmon anëtarësimi i lartë dhe i vazhdueshëm i qytetarëve në subjektin tonë”.

Kontrolloni gjithashtu

BE

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, iu ka përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili …