Autoritetet e larta të Egjiptit kanë deklaruar se do t’i bashkohet zyrtarisht padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me anë të padisë akuzohet Izraeli për shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit në Rripin e Gazës. Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Egjipti tha se një hap i tillë vjen për shkak të agresionit në rritje të Izraelit kundër civilëve palestinezë. Ky hap po ndërmerret nën dritën e ashpërsisë dhe shtrirjes së sulmeve izraelite kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës, dhe kryerjen e vazhdueshme të praktikave sistematike kundër popullit palestinez, duke përfshirë shënjestrimin e drejtpërdrejtë të civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës në Rripin e Gazës, duke i shtyrë palestinezët të ikin”, tha ministria. Egjipti tha se kërkon që forcat izraelite të mos kryejnë asnjë shkelje kundër popullit palestinez.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …