Negociatat për formimin e qeverisë maqedonase po shkojnë në drejtim të duhur, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili bashkë me nënkryetarët e partisë, qëndroi mbi dy orë e gjysmë në zyrat e koalicionit VLEN, ku për të diskutuar për formimin e qeverisë. Ai me këtë rast u prit nga liderët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. Mickoski, nuk dha detaje nëse në takim është diskutuar për ndarjen e resorëve, apo për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi se opinioni do të informohet nëpërmjet komunikatës. “Do të ketë së shpejti kumtesë, do ta informojmë opinionin. Në drejtim të duhur, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. Edhe nga koalicioni VLEN, nuk dhanë detaje për takimin, por vetëm deklaruan se bisedimet po shkojnë në drejtim të duhur.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …