leoni

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , u bë e ditur ecuria e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë. Kjo është java e fundit e regjistrimit të popullsisë në Kosovë, sipas planit të përcaktuar. Procesi i regjistrimit filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti. Zëdhënësja e ASK-së, Hazbije Qeriqi, njoftoi se procesi deri tani ka shkuar mirë, duke raportuar se ka pasur pak sfida gjatë punës në terren. Sipas të dhënave të fundit, janë mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë që janë regjistruar si popullsi rezidente dhe afërsisht 400 mijë të tjerë janë regjistruar në platformën elektronike e-diaspora. Regjistrimi i fundit i popullsisë u krye në vitin 2011, duke treguar se Kosova ka mbi 1 milionë 700 mijë banorë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …