leoni

Policisa

Kushtrim Hodaj: Në policinë e Kosovës ka favorizim dhe gradim të familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, për vitin 2023. Ai ka folur edhe për konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjatë testit me shkrim ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54 e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike,  brenda Policisë së Kosovës. Kushtrim Hodaj, theksoi se do të realizojë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar proceduarat prej shpalljes së konkursit. “Ne kemi pranuar një numër të konsiderueshëm të ankesave anonime për parregullsi ë proces. Pastaj bazuar edhe publiket bazuar që kanë qenë në media në dyshimet që a kanë pasur të drejtë ose jo një gjeneratë e Policisë t’i nënshtrohet këtij konkursi ose ta fitojë të drejtë të aplikojë. Do të realizojmë një inspektim të jashtëzakonshëm për t’i verifikuar procedurat prej momentit të shpalljes së konkursit deri në fazën aktuale”, ka thënë mes tjerash, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj në Komision për Siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …