Diskutohet për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur konsultim publik për Projekt-Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj. Në hapjen e këtij konsultimi ka marrë pjesë drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini, Dr. Nadire Imeri drejtore e QKMF-së  si dhe zv.drejtori Afrim Abazi. Në hapjen e këtij konsultimi publik drejtori Emini ka thënë se ky konsultim publik po mbahet për herë të dytë për statutin e QKMF-së. E nga ana tjetër Dr. Nadire Imeri, ka thënë se shumica e komunave në Kosovë, veç se e kanë aprovuar një statut të tillë dhe po funksionojnë. Të pranishmit në këtë konsultim publik ka dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre ne lidhje me këtë statut.

Ky dokument do të jetë në konsultim me publikun deri me 4 qershor.

Gæti verið mynd af 15 manns og people studying

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …