leoni

Në 43 vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës, është nderuar sakrifica e dëshmorëve, në luftën e tyre përballë forcave të mëdha jugosllave

Sot, në 43 vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës, është nderuar sakrifica e dëshmorëve, në luftën e tyre përballë forcave të mëdha jugosllave, me 13 maj të vitit 1981. Me këtë rast, janë vendosur buqeta me lule të freskëta te varret e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz të Skenderajt nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari gjeneral Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe qytetarë të shumtë. Po në këtë përvjetor, është bërë edhe zbulimi i pllakës së shtëpisë së Nebih Mehës, e cila kishte shërbyer si bazë e UÇK-së në kohën e luftës. Lavdi sakrificës së dëshmorëve të lirisë së Kosovës, Tahir e Nebih Meha!

May be an image of monument

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …