Kryetari Aliu ka pritur në takim udhëheqësin e Zyrës së Agjencisë së Statistikave në Ferizaj

Procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave është tashmë në 4 ditshin e fundit, andaj me qëllim të falënderimit për punën e jashtëzakonshme që është bërë, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur këtë mëngjes, udhëheqësin e Zyrës së Agjencisë së Statistikave në Ferizaj, anëtarin e KKR-së, z. Bahri Sejdiu dhe koordinatoren rajonale znj. Fitore Qorrolli Mejzinolli, të cilët i përgëzoi që bashkë me Komisionin Komunal, po bëjnë punë të jashtëzakonshme për këtë proces me rëndësi shtetërore e shoqërore. Bashkëqytetarë që ende nuk jeni regjistruar, ju lutem t’i përgjigjeni pozitivisht regjistruesit/es në ekonominë tuaj familjare.

Planifiko të ardhmen, REGJISTROHU!

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …