Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike më Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Sholz. Dy liderët mësohet se kanë diskutuar edhe për çështjen e dialogut të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një postimi,Vuçiç shprehet se i ka thënë Scholz se Prishtina po shmang me këmbëngulje themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet delikate në kuadrin e ngjarjeve aktuale globale dhe posaçërisht diskutuam për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë. Kancelarin Sholz e informova në detaje për gjendjen pothuajse të patolerueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur obligimet e pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiç.
