leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak, shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, për çështjen e dinarit

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka shprehur optimizmin e tij për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit. Lajçak ka konfirmuar se do të udhëheqë takimin mes kryenegociatorëve të dy palëve në fund të kësaj jave, duke theksuar se për të arritur një marrëveshje, nevojitet fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët. Jam i përkushtuar të ndihmoj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme dhe të qëndrueshme për çështjen e parave të gatshme. Besoj se një marrëveshje mund të arrihet nëse të dyja palët tregojnë vullnet për fleksibilitet dhe kompromis,” tha Lajçak në një deklaratë. Ky takim është një nga përpjekjet e fundit të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, duke adresuar një prej çështjeve më të diskutuara midis tyre, çështjen e dinarit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …