Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar kryetares së partisë Guxo, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se partia e saj do të hynte në koalicion më PDK-në nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”. Ai ka ironizuar me Gërvallen, duke thënë se ajo flet për pastrim të figurave, ndërsa vet është e akuzuar. Miftaraj e ka pyetur Gërvallën edhe për një çështje tjetër. Donikë Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse ‘pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit’. Donika Gërvalla e cila po shëtitet nëpër salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë si e akuzuar për vepër penale të korrupsionit nuk pranon të hyjë në koalicion me parti politike nëse nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit. Ganiun si e keni ministre e akuzuar për korrupsion?”, ka pyetur, Ehat Miftaraj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …