Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi, i cili sapo ka dalë në pension. Me këtë rast ai e falënderoj atë për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën dhe kontributin në edukimin e gjeneratave të shumta me ç’rast i ka ndarë z. Rrahimit një mirënjohje. Kryetari Haliti, tha se si institucion komunal kemi vendosur që të zhvillojmë traditën e respektimit të atyre që në veçanti kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Përndryshe, Nefail Rrahimi ka punuar 26 vite si mësimdhënës, në shkollën fillore “Dëshmorët e Lubishtës”, në Lubishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …