Një rrugë e re për tek mrekullia jonë natyrore “Ujëvara e Mirushës”

Zotimet e kryetarit Kastrati për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme e për të krijuar lehtësira për të gjithë qytetarët dhe turistët vendorë e ndërkombëtare, që vizitojnë bukuritë natyrore që ofron Ujëvara e Mirushës, tashmë kanë marrë dritën e jetësimit. Kjo po bëhet përmes një Memorandumi të Mirëkuptimit për financimin e këtij projekti, në vlerë prej 697,000 euro, të cilin kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, e ka nënshkruar së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të cilit edhe i është shumë mirënjohës për këtë përkrahje të këtij projekti që do t’ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale, redaksi dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron Ditën e Kushtetutës me shpresën që kjo ditë të jetë një reflektim për të gjithë ne për të respektuar dokumentin më të lartë të shtetit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti me rastin e 9 prillit – Dita …