leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti po kërkon nga opozita t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes dhe dështimit në politikën e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konference për medie ka folur edhe për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi. Tahiri ka thënë se takimi i ka shpërfaqur dy të vërteta të mëdha. “E vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën, pra për agjendën legjislative. Ajo që ne e kemi pritur si Aleancë është që dimë më shumë se si t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. AAK-ja i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, madje ka pasur ditë kur kryetari Haradinaj me orë ka pritur votimin e tyre. Siç shihet nuk është problem bllokimi i 300 milionë eurove të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si z. Kurti ta gjejë një dalje, të cilën duhet t’ia mundësojë opozita, në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme dhe të jashtme, mbi të gjitha e dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …