Në Konsullatën e Kosovës, në Nju Jork, u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel Malcolm për ndërgjegjësimin e botës mbi të vërtetën e historisë së Kosovës. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm vetë autori i librit të botuar më 1998, “Kosova: Një histori e shkurtër”. Malcolm në fjalën e tij, kritikoi përfaqësuesit e BE, për presionin ndaj Kosovës dhe lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija. Përgjegjësi i dytë është Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e tij dhe ndërmjetësit, të cilët vazhdimisht kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt, që nganjëherë mendoj se ngre pikëpyetje serioze mbi jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar, tha Malcolm për Zërin e Amerikës. Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një qasje e padrejtë që ndërlikon pajtimin mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai kritikoi përfaqësuesit e BE-së për përpjekjet për të ndryshuar kushtet e tyre duke pranuar kërkesat në rritje të Serbisë, çka sipas tij ka keqpërdorur këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …