Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, thekson rëndësinë e diskutimeve mbi çështjet kyçe që shqetësojnë qytetarët, përfshirë stagnimin ekonomik, rritjen e çmimeve, pensionet dhe pagat e ulëta, si dhe problemet e mëdha në shëndetësi dhe arsim. Hamza vlerësoi takimin e fundit mes kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky është modeli i qeverisjes që ai synon të ndjekë. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes përfaqësuesve politikë. Është lajm shumë i mirë që tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat PDK i ka kërkuar për një kohë të gjatë, janë pjesë e diskutimeve publike – përfshirë edhe propozimet konkrete për datën e tyre, saktësoi, Bedri Hamza.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …