Qendra Kulturore “Anamorava” rrëmben çmime të shumta në festivalin folklorik “Anadrinia Jehonë”

QKA “ Anamorava” nga Vitia ishte pjesëmarrës në edicionin e 23-të të festivalin folklorik “Anadrinia Jehonë”, që u mbajte në Dejnë të Rahovecit. Me këtë rast ata me paraqitjen e tyre të veçantë kanë arritur të rrëmbejnë disa çmime si: Çmimi special i festivalit “Anadrinia Jehonë”2024, valltari më i mirë’ i festivalit “Bardhyl Osmani”, dhe  ‘koreografia më e mirë’ “Vallja Baresha” nën koreografin e koreografit Feim Leka. Me këtë rast kryesia e Qendrës Kulturore Artistike “Anamorava” e përberë nga Arianit Hetemi, Enver Sahiti, Shemsedin Ajeti përmes një postimi të tyre në rrjetin social facebook kanë falënderuar të gjithë anëtarët dhe bashkëpunëtorët për këto suksese të arritura e në veçanti orkestrën popullore nën udhëheqjen e Profesor Lulzim Shehu,  koreografin Feim Leka,  orkestrën burimore nën udhëheqjen e Naser Zeqiri si dhe  instrumentistin Xhevdet Hysa.

May be an image of 10 people, speaker and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …