Kryetari Asllanaj ka prit për vizitë Komandantin e KFOR-it Italian

Në kuadër të vizitave që po ua bënë disa prej Komunave të Kosovës,  Komandanti  i grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W) dhe i kontingjentit italian në Kosovë, kolonel Giovanni Giagheddu, ka vizituar Komunën e Suharekës. Komandantin Italian i cili shoqërohej  nga nënkolonel Domenico Crisopulli, e ka pritur kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj. Gjatë takimit, kryetari Asllanaj fillimisht e ka falënderuar kolonelin Italian për vizitën dhe për interesimin e tij lidhur me komunën e Suharekës, si dhe për bashkëpunimin e mirë të KFOR-it  dhe Komunës së Suharekës.  Ai  gjatë bisedës i ka njoftuar mysafirët me profilin  e Komunës, gjendjen ekonomike, resurset që ka Komuna si dhe me angazhimet që po bënë sidomos në zhvillimin ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë. Ndërsa,  Komandanti  i Grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W) dhe i kontingjentit italian në Kosovë, kolonel Giovanni Giagheddu, i cili në Kosovë një muaj më parë ka marrë këtë detyrë, është ndarë  i kënaqur me pritjen e kryetarit Asllanaj, të cilin e ftoj që së shpejti të vizitojë Kampin ushtarak shumëkombësh perëndim të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …