U bisedua rreth gjendjes në sektorin e bujqësisë

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj dhe zv.ministri i bujqësisë z.Vezir Jonuzi, gjatë një takimi që patën, kanë biseduar rreth gjendjes në sektorin e bujqësisë në komunën e Suharekës. Kryetari Asllanaj dhe drejtori  i bujqësisë Xhemajl Kabashaj, e kanë njoftuar zv.ministrin Jonuzi me punët që po bënë  Komuna në zhvillimin e bujqësisë dhe në ndihmën dhe përkrahjen që po ua jep fermerëve të  saj. Ata kanë bërë të ditur se buxheti në bujqësi po rritet çdo vit e më tepër dhe fermerët përveç kësaj po ndihmohen edhe ne forma tjera. Ndërkaq, zv.ministri Jonuzi ka thënë se nga grandet e Ministrisë, falë punës së mirë që po bënë Komuna, Suhareka do të jetë përfituese e shumë grandeve këtë vit.  Gjatë takimit u bisedua edhe rreth  punës së dy Zonave Industriale  që ka Komuna e Suharekës, Zonës Industriale në Shirokë dhe asaj Agrozonës në Samadraxhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …