leoni

Ukraina mezi po përballet ushtarakisht kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Harkovit

Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Harkovit. Zelensky ishte paraparë që në ditët në vijim të vizitonte Spanjën dhe Portugalinë dhe më 17 maj në Madrid ishte paraparë që të nënshkruante një marrëveshje dypalëshe të sigurisë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sançez. Ai  ka udhëzuar që të gjitha ngjarjet ndërkombëtare ku ishte paraparë të merrte pjesë në ditët në vijim, të shtyhen për data të tjera. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë për mirëkuptimin”, tha zëdhënësi i tij,  Nikoforov. Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyrjen e takimeve. Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Aleksander Sirskij. Në takim është diskutuar situata në rajonin e Harkovit. “Forca shtesë rezervë po dislokohen në këtë zonë”, shkroi Nikiforov.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Komunat po performojnë më mirë se niveli qendror në investime kapitale

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, deklaroi në se  niveli lokal …