leoni

Pritja spektakolare e Edi Ramës nga bashkatdhetarët, në Athinë e vë në siklet, kriminelin serb Vulin, i cili reagoi me cinizëm

Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç është thirrur në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me ç’ rast  iu kërkuan sqarime në lidhje me deklaratat që zëvendëskryeministri serb Vulin ka bërë duke iu referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”. Ministria  pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona. Krimineli serb Vulin kishte thënë që  herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e Kosovës, le të kujtojë se si dukej pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mund të përjetojë në Tiranë, e përjetoi në Athinë. Njohja e  Kosovës nga autoritetet greke si dhe anëtarësimi i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të ishte një kontribut i pamatshëm i qeverisë së Greqisë dhe Dora Bakojanisit në krijimin e Shqipërisë së Madhe, deklaroi Aleksandar Vulin duke reaguar ndaj vizitës spektakolare të të Edi Ramës në Athinë

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …