Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme. Ai ka kritikuar qeverinë aktuale për korrupsion, derisa thotë se zgjedhja e vetme është që vendi të shkojë në zgjedhje. Shala ka thënë se kryetari i partisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ka vepruar mirë që ka shkuar në takim me kryeministrin Kurti, për të qartësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai ka caktuar objektivat e partisë dhe mandatarin e ardhshëm, si dhe kohën për të shkuar në zgjedhje. Ai ka shkuar me koncept të qartë politik dhe me qartësi se si duhet të veprohet më tutje, ai ka caktuar objektivat e Partisë Demokratike në interes të shtetit dhe mandatarin e ardhshëm dhe kohën për shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …